Agjencia e modës "Gecian Fashion Group" edhe sivjet organizon për herë
të shtatë “Javën e modës” në vend përveç evenimentit “Kreatori më i mirë
shqiptar“. Si çdo vit edhe kësaj here organizimi i “ Javës së modës”
pritet të ketë shumë risi. Organizatori i “Javës së modës” dhe njëherësh
pronari i "Gecian Fashion Group" për KultPlus tha se ky eveniment do të
zgjasë 5 ditë.
“Java e modës zgjatë 5 ditë dhe gjatë kësaj kohe do të prezantohen
kreacionet e kreatorëve më të mirë shqiptarë dhe normalisht edhe të
kreatorëve me famë botërore, dhe ato kreacione njëkohësisht janë edhe
në shitje ato për publikun që duan t’i blejnë. E mira e javës së modës
është se kreacionet që prezantohen aty janë në shitje për të pranishmit
në sallë por edhe për ata që duan t’i blejnë me porosi përmes telefonave
gjatë javës që është në transmetim “Java e modës“ “, tha Geci
Ai shtoi se vetë fakti që organizimi bëhet prej shtatë vjetësh do të
thotë që është bërë tradicional dhe se nuk do të shkëputet ky zinxhir.
Ai tha se kjo është referencë shumë e mirë që i nxit akoma më shumë për
punë.
“Në “Javën e modës“ këtë vit normalisht që do të ketë risi për vetë
faktin që është për 5 ditë radhazi ne jemi ende në diskutim me RTV 21 që
ta bëjmë shtatë ditë “ Javën e modës”, sepse ka interesim shumë të
madh të kreatorëve që të jenë pjesë e këtij evenimenti pasi që brenda
ditës më shumë se 5 kreatorë nuk mund të prezantohen. Janë të ftuar mbi 3
mijë persona, përveç pjesës se sfilatës do të ketë edhe muzikë, janë të
ftuar shumë këngëtarë si Nora Istrefi, Genta Ismajli, Blero, Kaltrina
Selimi e shumë këngëtarë të tjerë “ shtoi ndër të tjera Geci.
Kreatorët janë shumë mirënjohës ndaj Gecian Grupit dhe gjithmonë
fituesit në “ Kreatorin më të mirë shqiptar” që është eveniment me
karakter garues, kanë regjeneruar veten dhe kanë zgjeruar biznesin e
tyre duke u bërë më të suksesshëm në botën e kreacioneve. Sepse të
marrësh çmimin si kreatori më i mirë shqiptar nuk është pak tha Geci.
Kreatorët janë ndarë shumë të kënaqur dhe vazhdojnë gjithmonë
bashkëpunimin me Gecian Group.
“Ne si Gecian Fashion Group falë bashkëpunimeve të shumta, tash kemi
filluar edhe me qendrat tona të modës. Vitin e kaluar kemi filluar në
Ferizaj, do të thotë femra shqiptare nuk ka nevojë të udhëtojë në vende
të ndryshme të botës për të kërkuar stilin dhe veshjen për shijen e saj
pasi i ka të gjitha mundësitë për përzgjedhje. Ne i kemi mbi 40 kreatorë
që kanë kreacionet e tyre.
Vitin
e kaluar kanë qenë mbi 100 kreatorë që kanë shprehur dëshirën e tyre
për të qenë të pranishëm në organizimin e “Javës së modës“.Revista Stil .
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen