Xhavit Novolani nga Vushtrria i cili me profesion është dizajner, tash e sa vjet, merret me dizajnimin e çantave dhe ka krijuar brendin e tij të çantave“JawiiBags”. Novolani këtë punë e bënë me shumë përkushtim dhe me një profesionalizëm të pa parë,duke krijuar forma dhe dizajne të çantave nga më uniket.
Ai thotë se inspirimin për këtë punë e gjen në forma të ndryshme duke filluar nga gjithësia, lulet, objektet e ndryshme. Ai për KultPlus tha se dizajnet i bëjnë vet dhe nuk merr ide nga të tjerët, pavarësisht se çmon punën e gjithë secilit. Unë nuk kopjoj sepse ne jemi më të veçantë, tha aji.
“Në moshën 10 vjeçare duke qenë se isha edhe pjesëtar i familjes e cila merrej me përpunimin e lëkurës dhe çantave, fillova që të merrem me këtë punë. Më 1993 kam dizajnuar çantën e parë. Në atë kohë ne kemi pasur një brend tjetër që quhej “Arpell” dhe kemi shitur në të gjitha shtetet fqinje, kurse në vitin 2012 pasi hulumtova tregun shqiptar dhe tregun rajonal dhe pashë që nuk ekziston një dizajner dhe një brend i çantave, më lindi ideja që shqiptarët mbasi veç kanë filluar që të hynë fuqishëm në fushën e modës mendova që dhe unë të themelojë një brend të çantave “JawiiBags” sepse ka shumë dizajnera por asnjë dizajner i aksesoreve. Unë me profesion jam dizajner i modës por më tepër jam i fokusuar në dizajnimin e çantave “ tha Novolani.
“JawiiBags” është brend i llojeve të ndryshme të çantave duke filluar nga çantat e mbrëmjes, ditës, ato solemne, biznisore, gjithashtu ka çanta për të dy gjinitë. Këto çanta janë unike si për nga forma ashtu edhe për nga punimi i tyre.
"Bëjmë stile të ndryshme dhe kjo është ajo që neve si brend na dallon nga bendet e tjera të çantave në botë", tha Novolani.
“JawiiBags”ka çanta edhe nga dizajnet më ekstreme me të cilat do të prezantohet në javën e modës shqiptare. Një ndër modelet që do të prezantohen nga ky brend është një çantë e punuar e tëra me flokë origjinale, që sipas Novolanit, është ndër modelet më të ndryshme tunike dhe më interesante të këti brendi.
““JawiiBags” është shumë i kërkuar, njerëzve ka filluar që të ju pëlqej shumë. Brendi jonë është i përhapur edhe jashtë Kosovës si në Shqipëri, Maqedoni , në Gjermani, Norvegji, në Amerikë, gjithashtu do të dërgojmë edhe në Dubai. Ne jemi duke e zgjeruar kapacitetin, kemi blerë shumë makina të ndryshme për përpunimin e lëkurës, jemi në pritje të këtyre makinave në mënyrë që të punojmë edhe ato lloje të çantave që janë më vështirë për tu realizuar “ shtoi Novolani për KultPlus. Ai tha se VIP i fundit që ka bartur çanta nga “JawiiBags” është Emine Çunmulaj supermodelja botërore, këngëtaret e ndryshme si dhe femrat nga bota e politikës,përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga.
“Zakonisht nuk jemi të përkufizuar tek materiali. Ne për dizajne përdorim materiale duke filluar nga lëkura deri të prolëkura, shtofnat e ndryshëm , materialet plastike. Nuk jemi të përqendruar vetëm te një material por përdorim materiale të ndryshme. Kohëve të fundit jemi përqendruar ndoshta pak më shumë tek materiali i lëkurës. Lëndën e parë- lëkurën e marrim nga Pakistani sepse, Pakistani njihet për lëkurë cilësore, pastaj kemi materiale nga Turqia, Dubai dhe vendet e rajonit. Varet gjithmonë se cili model po kërkohet dhe ne e dimë se në cilin shtet gjendet ajo “ tha Xhavit Novolani .
Sipas tij njerëzit duan që të kenë diçka origjinale, unike në të njëjtën kohë. Ata kanë dy linja të punimit të çantave, asaj unike dhe serike.
“Dyqani kryesor i yni është në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, edhe në qytete e tjera që kemi nga një pikë, si në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Suharekë, Mitrovicë“
Novolani shtoi që kërkesa është shumë e madhe, qoftë nga Kosova apo edhe nga vendet e tjera perëndimore.Ideja kryesore e brendit “ JawiiBags” është që fillimisht të blihet çanta e pastaj të caktohet stili për veshje.
Këshillat e “JawiiBags” për trendin e çantave për verën e këti viti është që preferohen çantat e vogla, ngjyrat që janë “in” janë: ngjyra teget (kaltër e mbyllur), kuqe e hapur, ngjyrë portokalli, çanta me ngjyrë të bardhë e kombinuar me elemente të ngjyrës së zezë/ Revista Stil
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen