Dienstag, 25. März 2014

BESA ISTREFI BUKUROSHJA NGA MITROVICA E CILA DOLI FITUESE E SPEKTAKLIT TOP MODEL DUKAGJINI 2013 ,NIKOSISHT MODELE ME KONTRATE NE AGJENSIONIN TOP MODEL AGENCY .BESA NE NJE INTERVISTE PER REVISTEN STIL U SHPRE



 Besa na tregoni se cka jeni duke punuar aktualisht .

Momentalisht jam pjese e nje agjensionit në Kosove Top Model Agency me të cilin kemi projekte të shumta, sfilata, phottoshoting etj. vlen të ceket sfilata Prizren fashion show në muajin prill.


Tek spektakli Top Model Dukagjini 2013 ju triumfuat arritet ta rrembeni qmimin kryesor qfar ndjenje ishte në ato momente.
 Ishte nje nate e veqant dhe u be edhe me e veqant pasi rrembeva cmimin e pare, ishte nje ndjenje shume e mire, cmimi ka ardhur papritur pasi qe kishte konkurenc shume te madhe.



Ju veqoheni nga modelet e tjera për vët faktin se jeni nje modele profesionaliste ,dhe keni nje eksprienc si modele ,vlersohet puna e juaj nga tjeret .
Si modele kam filluar qysh nga mosha 16 vjecare, kam be pervoj 2vjec dhe mendoj qe kam arritur profesionalizmin.Mendoj qe muna ime vleresohet nga te tjeret per vet faktin që jam pjes marrese në evenimentet me të rendsishme në Kosove.

Na tregoni cilat kritere duhet pasur nje femer për të qën modele e suksesshme .
Kriter kryesor për të qëne modele duhet të kete gjatsine, peshën adekuate për modele, ndersa nje modele per të qene e suksesshme duhet të kete seriozitet dhe karakter te forte.



Ju jeni modele pran nje agjensioni profesional ,na tregoni pak se qka mendoni ju si Bes për agjensionet e shumta në Kosovë dhe Shqiperi ,dhe organizimet e shumta jo profesionale .

 Kemi agjensione mjaft të suksesshme dhe serioze në Kosove dhe Shqiperi, këte e tregojn perfaqsimet e shume vajzave shqiptare në bote. poashtu egzistojn edhe shume agjensione qe kete pune e bejne vetem per hoby dhe nuk jane aspak serioz në organizime dhe perzgjedhje të modeleve të atij agjensionit.

Na tregoni statusin aktual Singel apo busy .
 Jam në nje lidhje dhe shume shpejt pritet dhe fejesa.



Si ësht nje dit e zakonshme e juaja ,qfar bën Besa si e kalon nje ditë.

Nese ështe nje dite pa obligime kohen me të madhe e kaloj me familje dhe të dashurin tim, po ashtu dhe shoqerin mundohem ti kem afer vetes .

Përpos modelizmit me qka mirreni tjeter .
 Momentalisht jam e përkushtuar vetem në modelizem.




Kush ësht modelja e juaj e preferuar .
 Irina shayk

Nëse do duhej zgjedhur mës të dashurit apo modes ke do zgjidhje ti .
Fatmiresisht kemi mirekuptim më të dashurin. Nuk besoj që do të jem ndonjehere në ate pozit qe ta zgjidhja ndjeren apo tjetren.



 Cka do ju thoje vajzave të cilat kan dëshir të mirren me modelizem .
Të gjitha ato vajza që kam deshir të meren me modelizem dhe i plotesojn kriteret ju them beni ate qka mendoni ju dhe jo qka thone te tjeret.






Dienstag, 11. März 2014

Valdrin Sahiti vjen me koleksionin e vellove













                     



 

Valdrin Sahiti vjen me koleksionin e vellove


Valdrin Sahiti njëri ndër disenjatorët më të kërkuarjo vetem në Kosovë, ka paralajmëruar një koleksion të fustaneve të bardh, këtë koleksion e ka titulluar “ Dasma shqiptare”.
Stina e verës po afrohet dita-ditës e cila njihet si “stina e dasmave”, andaj si duket edhe Valdrin Sahitit i është mbushur mendja që të bëjë diçka ekskluzive për vajzat që kanë vendosur të martohen.
Valdrin Sahiti njëri ndër disenjatorët më të kërkuar në Kosovë e besa edhe jashtë saj, ka paralajmëruar një koleksion të fustaneve të bardh, këtë koleksion e ka titulluar “ Dasma shqiptare”.


  

Ai në profilin e tij personal në facebook ka postuar disa nga fotot e bëra të këtyre fustaneve, dhe si gjithmonë bashkëpunëtorët e tij janë Studio Sellma, ndërsa Kaci është përkujdesur për flokët e modeleve, fotografitë i ka bërë Artan Korenica, ndërsa për hapësirën e rregulluar është përkujdesur “Grand Dekor”.
Disa nga modelet e përzgjedhura të Valdrinit janë Afërdita Dreshaj, Laureta Maqedonci. / Blerina Gashi - Revista Stil

The Queen Koleksioni Femror vie me 15 mars nga Dona Matoshi në Sallen e Kuqë Prishtinë

 Me 15 Mars 2014 në Sallen e kuqe do të vien koleksionet më të reja të Dizajneres së njohur Dona Matoshi .Ne mesuam por jo zyrtarisht se modelet që do të sfilojnë at natë dot jenë nga edicioni i Un jam top model 3 .

New Collection Sprig/Summer 2014 The Queen nga Dona Matoshi - Fashion Creator
photo: Veton Osmani makeup&hair: Arbnor Aliu  model: Anita Mehmeti
 


Kush është veshur më së keqi në natën e ndarjes së Oscarëve?

Kush është veshur më së keqi në natën e ndarjes së Oscarëve

 

  

 

Në natën e madhe të ndarjes së çmimeve Oscar, nuk kanë shkëlqyer të gjithë. Huqja më e madhe konsiderohet veshja e Liza Minnellit.
Kompleti i kaltër i ndezur i Liza Minnellit është huqja e vitit.

 

 Fustani në ngjyrë kumbulle i Ireland Baldwin është dukur totalisht i pa sofistikuar. Ai po ashtu kishte mbishkrimin "Burberry Prorsum"

   

 Me një ngjyrë flokësh jo adekuate, Britney Spears kishte përzgjedhur edhe një fustan jo adekuat.

Çantat unike nga “JawiiBags”

“JawiiBags” është brend i llojeve të ndryshme të çantave duke filluar nga çantat e mbrëmjes, ditës, ato solemne, biznesore, gjithashtu ka çanta për të dy gjinitë. Këto çanta janë unike si për nga forma ashtu edhe për nga punimi i tyre. 

 Xhavit Novolani nga Vushtrria i cili me profesion është dizajner, tash e sa vjet, merret me dizajnimin e çantave dhe ka krijuar brendin e tij të çantave“JawiiBags”. Novolani këtë punë e bënë me shumë përkushtim dhe me një profesionalizëm të pa parë,duke krijuar forma dhe dizajne të çantave nga më uniket.

Ai thotë se inspirimin për këtë punë e gjen në forma të ndryshme duke filluar nga gjithësia, lulet, objektet e ndryshme. Ai për KultPlus tha se dizajnet i bëjnë vet dhe nuk merr ide nga të tjerët, pavarësisht se çmon punën e gjithë secilit. Unë nuk kopjoj sepse ne jemi më të veçantë, tha aji.
“Në moshën 10 vjeçare duke qenë se isha edhe pjesëtar i familjes e cila merrej me përpunimin e lëkurës dhe çantave, fillova që të merrem me këtë punë. Më 1993 kam dizajnuar çantën e parë. Në atë kohë ne kemi pasur një brend tjetër që quhej “Arpell” dhe kemi shitur në të gjitha shtetet fqinje, kurse në vitin 2012 pasi hulumtova tregun shqiptar dhe tregun rajonal dhe pashë që nuk ekziston një dizajner dhe një brend i çantave, më lindi ideja që shqiptarët mbasi veç kanë filluar që të hynë fuqishëm në fushën e modës mendova që dhe unë të themelojë një brend të çantave “JawiiBags” sepse ka shumë dizajnera por asnjë dizajner i aksesoreve. Unë me profesion jam dizajner i modës por më tepër jam i fokusuar në dizajnimin e çantave “ tha Novolani.

 “JawiiBags” është brend i llojeve të ndryshme të çantave duke filluar nga çantat e mbrëmjes, ditës, ato solemne, biznisore, gjithashtu ka çanta për të dy gjinitë. Këto çanta janë unike si për nga forma ashtu edhe për nga punimi i tyre.
"Bëjmë stile të ndryshme dhe kjo është ajo që neve si brend na dallon nga bendet e tjera të çantave në botë", tha Novolani.
“JawiiBags”ka çanta edhe nga dizajnet më ekstreme me të cilat do të prezantohet në javën e modës shqiptare. Një ndër modelet që do të prezantohen nga ky brend është një çantë e punuar e tëra me flokë origjinale, që sipas Novolanit, është ndër modelet më të ndryshme tunike dhe më interesante të këti brendi.



““JawiiBags” është shumë i kërkuar, njerëzve ka filluar që të ju pëlqej shumë. Brendi jonë është i përhapur edhe jashtë Kosovës si në Shqipëri, Maqedoni , në Gjermani, Norvegji, në Amerikë, gjithashtu do të dërgojmë edhe në Dubai. Ne jemi duke e zgjeruar kapacitetin, kemi blerë shumë makina të ndryshme për përpunimin e lëkurës, jemi në pritje të këtyre makinave në mënyrë që të punojmë edhe ato lloje të çantave që janë më vështirë për tu realizuar “ shtoi Novolani për KultPlus. Ai tha se VIP i fundit që ka bartur çanta nga “JawiiBags” është Emine Çunmulaj supermodelja botërore, këngëtaret e ndryshme si dhe femrat nga bota e politikës,përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga.


“Zakonisht nuk jemi të përkufizuar tek materiali. Ne për dizajne përdorim materiale duke filluar nga lëkura deri të prolëkura, shtofnat e ndryshëm , materialet plastike. Nuk jemi të përqendruar vetëm te një material por përdorim materiale të ndryshme. Kohëve të fundit jemi përqendruar ndoshta pak më shumë tek materiali i lëkurës. Lëndën e parë- lëkurën e marrim nga Pakistani sepse, Pakistani njihet për lëkurë cilësore, pastaj kemi materiale nga Turqia, Dubai dhe vendet e rajonit. Varet gjithmonë se cili model po kërkohet dhe ne e dimë se në cilin shtet gjendet ajo “ tha Xhavit Novolani .
Sipas tij njerëzit duan që të kenë diçka origjinale, unike në të njëjtën kohë. Ata kanë dy linja të punimit të çantave, asaj unike dhe serike.
“Dyqani kryesor i yni është në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, edhe në qytete e tjera që kemi nga një pikë, si në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Suharekë, Mitrovicë“


Novolani shtoi që kërkesa është shumë e madhe, qoftë nga Kosova apo edhe nga vendet e tjera perëndimore.Ideja kryesore e brendit “ JawiiBags” është që fillimisht të blihet çanta e pastaj të caktohet stili për veshje.
Këshillat e “JawiiBags” për trendin e çantave për verën e këti viti është që preferohen çantat e vogla, ngjyrat që janë “in” janë: ngjyra teget (kaltër e mbyllur), kuqe e hapur, ngjyrë portokalli, çanta me ngjyrë të bardhë e kombinuar me elemente të ngjyrës së zezë/ Revista Stil

Gecian Fashion Group", me risi për Kosova Internacional Fashion week

Agjencia e modës "Gecian Fashion Group" edhe sivjet organizon për herë të shtatë “Javën e modës” në vend përveç evenimentit “Kreatori më i mirë shqiptar“. Si çdo vit edhe kësaj here organizimi i “ Javës së modës” pritet të ketë shumë risi. Organizatori i “Javës së modës” dhe njëherësh pronari i "Gecian Fashion Group" për KultPlus tha se ky eveniment do të zgjasë 5 ditë.
“Java e modës zgjatë 5 ditë dhe gjatë kësaj kohe do të prezantohen kreacionet e kreatorëve më të mirë shqiptarë dhe normalisht edhe të kreatorëve me famë botërore, dhe ato kreacione njëkohësisht janë edhe në shitje ato për publikun që duan t’i blejnë. E mira e javës së modës është se kreacionet që prezantohen aty janë në shitje për të pranishmit në sallë por edhe për ata që duan t’i blejnë me porosi përmes telefonave gjatë javës që është në transmetim “Java e modës“ “, tha Geci
Ai shtoi se vetë fakti që organizimi bëhet prej shtatë vjetësh do të thotë që është bërë tradicional dhe se nuk do të shkëputet ky zinxhir. Ai tha se kjo është referencë shumë e mirë që i nxit akoma më shumë për punë.
“Në “Javën e modës“ këtë vit normalisht që do të ketë risi për vetë faktin që është për 5 ditë radhazi ne jemi ende në diskutim me RTV 21 që ta bëjmë shtatë ditë “ Javën e modës”, sepse ka interesim shumë të madh të kreatorëve që të jenë pjesë e këtij evenimenti pasi që brenda ditës më shumë se 5 kreatorë nuk mund të prezantohen. Janë të ftuar mbi 3 mijë persona, përveç pjesës se sfilatës do të ketë edhe muzikë, janë të ftuar shumë këngëtarë si Nora Istrefi, Genta Ismajli, Blero, Kaltrina Selimi e shumë këngëtarë të tjerë “ shtoi ndër të tjera Geci.






Kreatorët janë shumë mirënjohës ndaj Gecian Grupit dhe gjithmonë fituesit në “ Kreatorin më të mirë shqiptar” që është eveniment me karakter garues, kanë regjeneruar veten dhe kanë zgjeruar biznesin e tyre duke u bërë më të suksesshëm në botën e kreacioneve. Sepse të marrësh çmimin si kreatori më i mirë shqiptar nuk është pak tha Geci. Kreatorët janë ndarë shumë të kënaqur dhe vazhdojnë gjithmonë bashkëpunimin me Gecian Group.
“Ne si Gecian Fashion Group falë bashkëpunimeve të shumta, tash kemi filluar edhe me qendrat tona të modës. Vitin e kaluar kemi filluar në Ferizaj, do të thotë femra shqiptare nuk ka nevojë të udhëtojë në vende të ndryshme të botës për të kërkuar stilin dhe veshjen për shijen e saj pasi i ka të gjitha mundësitë për përzgjedhje. Ne i kemi mbi 40 kreatorë që kanë kreacionet e tyre.
Vitin e kaluar kanë qenë mbi 100 kreatorë që kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë të pranishëm në organizimin e “Javës së modës“.Revista Stil .